Kthehu lart

Shtyhet vendimi për ndalimin e veturave me naftë në Evropë

Shtyhet vendimi për ndalimin e veturave me naftë në Evropë GazetaExpress

Gjykata Administrative Gjermane në Leipzig shtyu vendimin nëse qytetet e mëdha mund të ndalonin përdorimin e automjeteve të vjetra me naftë që ndotin ajrin.

Një vendim që mund të godiste pothuajse 15 milionë automjete në tregun më të madh automobilistik në Evropë është prolonguar për 27 shkurt, transmeton KP.

Pasi në SHBA u zbulua se VW kishte mashtruar në testet e motorit me naftë dhe humbi kontestin e madh, në Gjermani kishte kritika të forta dhe bën thirrje për ndalim të motorëve me naftë.

Megjithëse vendet e tjera konsiderojnë masa të ngjashme, ndalimi i motorëve me naftë në "vendlindjen" e industrisë moderne të automobilave do të ishte një goditje e ashpër, madje edhe për qeverinë e Angela Merkelit.

Gjykatat lokale në Stuttgart dhe Dusseldorf kanë lëshuar më parë një ndalim për naftë që nuk kanë standardet më të fundit të mbrojtjes së ndotjes, por shteti është ankuar dhe çështja ka përfunduar në Gjykatën Federale Administrative.

    Data: 23 Shkurt 2018 02:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera