Kthehu lart

Shijoni bukurinë e modelit të ri Audi A7 Sportback 2018 [FOTO]

Shijoni bukurinë e modelit të ri Audi A7 Sportback 2018 [FOTO] GazetaExpress

Audi A7 Sportback e re futet në tregun e veturave Coupe me katër dyer me një dizajn të bukur dhe teknologji mbresëlënëse.

Audi me këtë model do të ofroj hiç më pak se 39 sisteme që i asistojnë shoferit në rrugë. Këto sisteme do të jenë të ndara në tri pako: Park Assist, City Assist dhe Tour Assist. Top modeli i pajisur me të gjitha opsionet do të ketë pesë sensor radari, skaner me laser, kamerë të përparme, katër kamera 360-gradë si dhe 12 sensorë ultrasonik.

Audi A7 Sportback do të lansohet me dy lloje motorësh, atë 3.0-litër V6 TFSI me benzinë në modelin 55 TFSI dhe motorin 3.0-litër V6 TDI me naftë në modelin 50 TDI.

Të dy motorët fuqinë e tyre tek të gjitha rrotat me anë të sistemit Quattro përmes transmisioni S-Tronic me friksion të dyfishtë, transmeton Express. Modeli 55 TFSI me benzinë do të prodhoj 340kf dhe 500Nm torkë. Përshpejtimin nga 0-100 km/h do ta arrij për 5.3 sekonda. Shpenzimet e kombinuara të karburantit janë 6.8 litra për 100 km.

Modeli 50 TDI me benzinë do të prodhoj 286kf dhe 620Nm torkë. Përshpejtimin nga 0-100 km/h do ta arrij për 5.7 sekonda. Shpenzimet e kombinuara të karburantit janë 5.5 litra për 100 km.

Veturat e para të modelit të ri A7 Sportback do të fillojnë të shiten në fillim të muajit Mars në Gjermani dhe çmimet do të fillojnë nga 67,800€ për modelin 55 TFSI dhe 66,300€ për modelin 50 TDI.

    Data: 27 Shkurt 2018 10:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera