Kthehu lart

SEAT Tarraco SUV rrjedh para debutimit zyrtar

SEAT Tarraco SUV rrjedh para debutimit zyrtar GazetaExpress

SUV i SEAT, Terraco ka rrjedhur online para debutimit të tij zyrtar, me një dizajnë kompletë të ri e që është një SUV i madhësisë së plotë.

Fotografitë e Tarraco SUV vijnë vetëm dy ditë pasi kjo kompani ka konfirmuar emrin e SUV të ri, e ka shfaqur një foto të kamufluar të tij, transmeton koha.net.

Ky SUV do të vijë në platformën e Volkswagen Group, MQB në të cilën janë edhe SUV-ët e tjerë si Skoda Kodiaq e VW Tiguan Allspice e të tjerë.

Motorët që ofrohen me këtë model, pritet të jenë të njëjtë sikurse modelet e tjera, ai 1.4 litërsh me benzinë e 2.0 litërsh me naftë.

SEAT ende nuk ka dhënë ndonjë datë zyrtare për lansimin e Tarraco SUV, por pritet që kjo të ndodhë nga fundi i këtij viti me një çmim fillestar prej rreth 30 mijë euro.

    Data: 22 Shkurt 2018 02:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera