Kthehu lart

Samsung punon në televizorë me ekran Blue OLED

Samsung punon në televizorë me ekran Blue OLED GazetaExpress

Kompania jug-koreane Samsung ka nisur të shfaqë protipet e televizorëve OLED prej 55 dhe 65 inç.

Ekranet e këtyre televizorëve të rinj pritet të shfrytëzojnë teknologjinë Blue OLED, në kombinim me filtrat e ngjyrave të kuqe dhe të gjelbra, bazuar në teknologjinë Quantum Dot.

Me metodën Quantum Dot OLED potencialisht mund të prodhohen televizorë më të hollë dhe më të lehtë në krahasim me panelet aktuale Quantum Dot, transmeton KosovaPress. Numri i komponentëve është zvogëluar dhe është e mundur që të përmirësohen këndet e shikimit dhe thirrjes.

Prototipet e këtyre televizorëve janë shfaqur gjatë panairit CES, por ende nuk janë të gatshëm për të dalë në shitje.

    Data: 27 Shkurt 2018 03:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera