Kthehu lart

Rrjeti 4G u jep mundësi hakerave të dëmtojnë telefonat

Rrjeti 4G u jep mundësi hakerave të dëmtojnë telefonat GazetaExpress

Ekspertë të sigurisë kibernetike lëshojnë alarmin mbi mundësinë që rrjeti 4G të shfrytëzohet nga hakerat për të dëmtuar telefonat, por edhe më tepër.

Universiteti Purdue dhe Universiteti i Iowa-s thotë se kanë gjetur disa pika të dobta dhe të cenueshme në protokollin e përdorur nga 4GLTE, të cilat mund të shfrytëzohen nga hakerat, deri në kontrollin e plotë të pajisjes, transmeton tch.

Kështu, mund të përgjojnë telefonatat, mesazhet e dërguara dhe të marra përmes të gjitha aplikacioneve, të dërgojnë thirrje emergjence të rreme, të çorientojnë lokalizuesin e deri tek fikja e telefonit.

Ekspertët e përfshirë në këtë analizë thonë se kanë mundur që të hakojnë 8 nga 10 pajisje me teknologjinë 4G, por refuzojnë të japin më shumë detaje për rrugën e ndjekur, deri në momentin, që sipas tyre ky problem i këtij rrjeti të rregullohet.

    Data: 07 Mars 2018 03:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera