Kthehu lart

Rrjedhin fotografi të Ferrari 488 Pista para debutimit zyrtar

Rrjedhin fotografi të Ferrari 488 Pista para debutimit zyrtar GazetaExpress

Ferrari do ta zbulojë veturën 488 Pista në Panairin e veturave në Gjenevë, për të cilin kanë rrjedhur disa fotografi nga një forum i kësaj kompanie.

Ferrari ka qenë duke punuar në një version më të lehtë, më të fuqishëm e të bazuar për pistë të motorit të madhësisë së mesme të 488, transmeton koha.net.

Disa fotografi të Ferrari 488 kanë rrjedhur së bashku me disa detaje të tij.

Në këto foto vërehet mbrojtësi i ri nga para dhe pas e sistemi i shkarkimit të gazrave.

Motori i Ferrari 488 Pista pritet të jetë 3.9 litërsh twin-turbo V8 i cili në modelet standarde prodhon 661 kuaj fuqi, por tani i përditësuar e më i lehtë prodhon mbi 700 kuaj fuqi.


    Data: 20 Shkurt 2018 22:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera