Kthehu lart

Rikthehet telefoni-banane

Rikthehet telefoni-banane GazetaExpress

Telefoni Nokia 8110, i dalë në treg fillimisht në vitin 1996 dhe i bërë i famshëm në filmin “The Matrix”, do të rikthehet.

Celulari në ngjyrë të verdhë dhe në formë bananeje kushton 80 euro dhe vjen me një version të ri të lojës Snake, transmeton koha.net.

“Ky është një rikthim i viteve të lavdishme të Nokia”, deklaroi Ian Fogg, një analist i HIS Markit.

Nokia 8110 vjen me teknologjinë 4G dhe aplikacione si Maps, Facebook dhe Twitter.

    Data: 28 Shkurt 2018 05:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera