Kthehu lart

Renault me kombi të ri elektrik

Renault me kombi të ri elektrik GazetaExpress

Renault ka elektrizuar kombin e saj të madh Master për të krijuar Master ZE, i cili i gjithi është elektrik i dizajnuar për qytete e për të pasur zero emetim të gazrave.

Ky kombi është dizajnuar për të ashtuquajturën ‘kilometri i parë’ për dërgesa lokale vjen në një kohë kur qeveritë lokale në Evropë kanë filluar të krijojnë zona ‘pa naftë’ në shumë qytete të mëdha, transmeton koha.net.

Renault ZE i bashkohet rangut të veturave elektrike së bashku me Kangoo ZE e Twizy Cargo, por prapë ky model është më i madh se të dy.

Master ZE ka teknologjinë më të re me bateritë nga litiumi, 33kWh të cilat janë zhvilluar për të përmirësuar dendësinë e energjisë.

Pesha që mund të ngarkohet në Master ZE mbetet e njëjta sikurse në atë Amster dCi me naftë e po ashtu sasia.

Master ZE ka motorin e Renaultit R75 elektrik që prodhon 75 kuaj fuqi, i cili bënë që ky kombi të ketë një shpejtësi maksimale prej 100 kilometra në orë.

    Data: 01 Mars 2018 22:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera