Kthehu lart

Publikohet fotografia e prototipit të Xperia XZ2 Compact para lansimit

Publikohet fotografia e prototipit të Xperia XZ2 Compact para lansimit GazetaExpress

Në blogun e Xperias, një lexues në një koment ka publikuar një fotografi në të cilën shihet Sony Xperia XZ2 Compact, i cili pritet të prezantohet në MWC 2018 fundjavën e ardhshme.

Lexuesi tregoi se pajisja pranë Xperia Z5 Compact është prototipi i Xperia XZ2 Compact, transmeton Koha.net.

Po ashtu, lexuesi thotë se telefoni në fotografi mund të mos jetë ai final që Sony do ta prezantojë në MWC 2018. Telefoni i ri duket se pjesën e poshtme e ka të lakuar.

Gjithashtu, Grisha - lexuesi, thotë se telefoni nuk ka portin 3.5 mm për kufje dhe se skaneri për gishtërinj është vendosur në pjesën e pasme sikur te pajisjet tjera Xperia XA2, shkruan GSM Arena.

    Data: 21 Shkurt 2018 05:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera