Prezantohet Ferrari me motorin V8 më të fuqishëm ndonjëherë

Ferrari ka zbuluar modelin 488 Pista, i cili ka motorin më të fuqishëm V8 të prodhuar ndonjëherë nga marka italiane.

GazetaExpress

Ky Ferrari ka bërë buj të madhe në panairin e veturave në Gjenevë për shkak të motorit të tij V8, 3.9 litërsh me benzinë i përditësuar dhe më i shpejti që kjo kompani ka prodhuar ndonjëherë e që ka 710 kuaj fuqi, transmeton koha.net.

Për shkak të këtij motori Ferrari 488 Pista shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 2.85 sekonda, 200 kilometra në orë për vetëm 7.6 sekonda e shpejtësinë maksimale 337 kilometra në orë.

Ferrari 488 Pista ka rreth 90 kilogramë më pak se modeli standard, e gomat e rrotave të dizajnuara në mënyrë të veçantë nga Michelin, e që shitet me çmim fillestar prej 228 mijë euro.

Të tjera

Lajmet e fundit