Kthehu lart

Prezantohen zyrtarisht Samsung Galaxy S9 dhe S9+

Prezantohen zyrtarisht Samsung Galaxy S9 dhe S9+ GazetaExpress

Gjiganti i teknologjisë, Samsung, sapo ka prezantuar në Barcelonë dyshen e shumëpritur Galaxy S9 dhe S9+. Smartfonët e rinj të avancuar vijnë me specifika të reja, por me dizajn kryesisht të vjetër.

Të dy, S9 dhe S9+, vijnë me dizajn të ngjashëm, kornizën nga alumini - janë rezistentë ndaj ujit, kanë xhamin mbrojtës Gorilla dhe shumëçka tjetër. 

Po ashtu, dyshja e re vjen me skajet e ekranit më të holla sesa paraardhësit e tyre.

Ndryshimet e vogla në dizajn përfshijnë skanerin e syrit të fshehur mirë, skanerin për gishtërinj të ripozicionuar, si dhe ndryshimin e vendit të altoparlantit të poshtëm.

Samsung Galaxy S9 dhe S9+ vijnë me ekran Infinity Super AMOLED me rezoulicon Quad HD. 

Galaxy S9 ka ekranin 5.8-inç ndërsa Galaxy S9+ 6.2-inç – ngjashëm sikur vitin e kaluar.

Gjithashtu, dyshja do të punojë me procesor më të fundit Exynos 9810 për çdo treg, përveç Amerikës Veriore dhe Kinës. 


Procesori i ri SoC me tetë bërthama përbëhet nga bërthama e gjeneratës së tretë Mongoose me shpejtësi prej 2.8 GHz dhe bërthamën Cortex0A55 me 1.7 GHz. 

Po ashtu, dyshja vjen edhe me grafikën Mali-G72 me 18 bërthama dhe 4 GB RAM (S9) ose 6 GB (S9+).

Procesori më i fundit i Qualcommit – Snapdragon 845 – do të jetë në dispozicion për dyshen në Amerikën Veriore dhe Kinën. 

Ai vjen në kombinim me grafikën Adreno 630 dhe 4 GB RAM (S9) ose 6 GB RAM (S9+).


    Data: 25 Shkurt 2018 20:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera