Kthehu lart

Peugeot së shpejti zbulon ambasadorin e ri të brendit

Peugeot së shpejti zbulon ambasadorin e ri të brendit GazetaExpress

Kompania e njohur franceze, Peugeot, më 8 mars në panairin e veturave në Gjenevë do të prezantojë skulpturën e madhe të logos së saj - luanit.

Skulptura e paraqitur në foto simbolizon krenarinë, fuqinë dhe përsosmërinë e brendit me 200 vjet histori të pasur, transmeton Koha.net. Ky luan është ambasadori i ri i Peugeotit, i cili po ashtu shënon 160 vjetorin e ekzistencës së emblemës – logos.

Kjo skulpturë e luanit është e gjatë 12.5 metra dhe 4.8 metra e lartë. Si një emblemë e markës Peugeot për 160 vjet, ai është një mishërim i krenarisë së markës.

Kjo vepër artistike e përjetshme dhe spektakolare u krijua nga dizajnerët e kompanisë – Design Lab, përcjell Koha.net. Misioni i tyre është që me këtë skulpturë të tregojnë përvojën dhe njohuritë e kompanisë, si dhe aftësitë e shërbimit ndaj klientëve.

“Dizajnerët kanë bërë një punë të shkëlqyer, atë e kanë ndërtuar me një sipërfaqe të lëmuar dhe të formësuar në mënyrë të përsosur. Dimensionet e tij spektakolare theksojnë karakterin e fortë, të fuqishëm e të pandryshueshëm të luanit. Qëndrimi i tij pa agresivitet është një shprehje e pushimit dhe besimit në të ardhmen”, ka thënë Gilles Vidal, shefi i dizajnit të Peugeotit.

    Data: 21 Shkurt 2018 04:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera