Kthehu lart

Opel Corsa e re, më 2019

Opel Corsa e re, më 2019 GazetaExpress

Corsa E aktuale është prezantuar në vitin 2014, dhe duke pasur parasysh se konkurrenca në segmentin B është shumë e fortë, Opel do të prezantojë gjeneratën F të Corsas gjatë vitit 2019.

Pasi që Opel nga viti i kaluar është pjesë e grupit francez PSA, Corsa F do të ketë platformën dhe teknikën e tyre.

Pavarësisht dimensionit më të madh që do të ketë (me boshtin e rrotave më të zgjatur dhe më shumë hapësirë në bagazh), Corsa e re pritet të jetë më e lehtë dhe ekonomike se gjenerata aktuale, transmeton Koha.net. Në gjeneratën e re të Corsas nuk do të ketë versionin me tre dyer.

Sa i përket motorit, në gamë mund të gjenden motorët e PSA Groupe me tre dhe katër cilindra, ndërsa për vitin 2020 Corsa e re do të ofrohet edhe në version elektrik, shkruan revista e njohur gjermane “Auto Bild”. Corsa elektrike do të prodhohet në fabrikën e PSA Groupe në Saragossa, së bashku me Corsan standarde.

Opel thotë se Corsa F paraqet njërin nga modelet më të rëndësishme në Evropë. Këtë e konfirmon edhe Peter Christian Kuspert, drejtori i departamentit të shitjeve dhe marketingut i Opelit, i cili thotë se ky model përbën rreth një të katërtën e shitjeve totale të kompanisë.

    Data: 25 Shkurt 2018 19:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera