Kthehu lart

Nokia planifikon të ringjallë linjën luksoze të telefonave të mençur

Nokia planifikon të ringjallë linjën luksoze të telefonave të mençur GazetaExpress

Nokia planifikon të ringjallë linjën luksoze të telefonave të mençur Sirocco, dhe ky është modeli i ri i Nokia 8 Sirocco.

Sipas informacioneve të fundit, po përgatitet edhe lansimi i Nokia 8 Pro, i cili do të fokusohet në funksionet e kamerës. Telefoni do të përdorë çipin Snapdragon 845, transmeton Ksp.

Nokia 8 Pro do të ketë pesë kamera të pasme dhe funksione të avancuara regjistrimi.

Pajisja e re nën sistemin e rrumbullakët të kamerës ka një sensor të gjurmëve të gishtave, ngjashëm me dizajnin e Nokia 9 së ardhshme.

Telefoni do të ketë xham 3D në pjesën e përparme dhe prapa.

Ndryshe, më herët është supozuar se modeli i ri do të quhet Nokia 10.

    Data: 20 Shkurt 2018 03:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera