Kthehu lart

Njihuni me telefonin më të ri nga Sony: Xperia XZ2

Njihuni me telefonin më të ri nga Sony: Xperia XZ2 GazetaExpress

Sony ka prezantuar telefonin e ri të mençur Xperia XZ2, i cili vjen me dizajn të ri dhe veçori të reja.

Sony ka publikuar dy video promovuese, përmes të cilave shihet dizajni i ri i smartfonit të ri të shumë përfolur.

Videoja e parë shpjegon dizajnin e ri, ndërsa tjetra thotë se është “bërë për të prekur shqisat tuaja”.

Dhe mos e humbisni këtë videon tjetër – është i vetmi smartfon i vogël me procesor të teknologjisë së fundit Snapdragon 845: Xperia XZ2 Compact.

Ndër veçoritë tjera përfshihet edhe veçoria e avancuar audio-vizuale, transmeton koha.net. Familja XZ2 është e para në botën e smarftonëve që mund të incizojë HDR videot (së paku në rezolucion prej 4K).

Në videon e dytë, më të gjatë, Sony paraqet smartfonët e rinj të familjes Xperia XZ2.

    Data: 26 Shkurt 2018 19:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera