Kthehu lart

Nëse keni kufje Bose, ky është një lajm i rëndësishëm për ju

Nëse keni kufje Bose, ky është një lajm i rëndësishëm për ju GazetaExpress E premte, 21 Prill 2017 11:33

Ndaj kompanisë Bose është ngritur një padi e cila pretendon se Bose është duke spiunuar përdoruesit e kufjeve nga kjo kompani.

Sipas kësaj padie, Bose në mënyrë të fshehtë grumbullon dhe regjistron përmbajtjen e cila lëshohet përmes pajisjeve të tyre dhe e ndajnë atë me palët e treta pa miratimin tuaj, transmeton Express. Kjo përmbajtje përdoret me kompanitë të cilat menaxhojnë reklamat online ku me anë të asaj se çfarë ju dëgjoni i përshtatin edhe reklamat për ju.

Kjo përfshinë të gjitha materialet, si muzikë, filma, ligjërata apo materiale tjera audio me anë të të cilave kompanitë e treta krijojnë profilin tuaj dhe të interesave tuaja.

    Data: 21 Prill 2017 11:33
    Autori: GazetaExpress
    • Apple dhe Samsung përballë konkurrencës kineze për smartfonët 0

    Të tjera