Kthehu lart

MTM prezanton RS3 R, RS5 R dhe RS2 të restauruar [FOTO]

MTM prezanton RS3 R, RS5 R dhe RS2 të restauruar [FOTO] GazetaExpress

Kompania MTM ka provuar se ka shije për modifikimin e veturave Gjermane, e në veçanti Audi.

MTM ka prezantuar dy modele të modifikuara Audi RS3 R dhe RS5 R si dhe modelin e restauruar RS2. Këto modele janë prezantuar në Geneva Motor Show.

Audi RS3 R vjen me motor turbo 2.5-litër i cili prodhon 400 kf dhe 480 Nm torkë. Ndërsa pas modifikimeve nga MTM, RS3 R prodhon 572 PS dhe 672 Nm torkë. Përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin për 3.5 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 300 km/h.

Tek modeli RS5 R, MTM ka rritur performancën e motorit bazë me 475 PS dhe 600 Nm torkë në 532 PS dhe 700 Nm torkë, transmeton Express. Përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin për 3.6 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 280 km/h.

Po ashtu, MTM prezantoi modelin e restauruar RS2 Avant të vitit 1994. Motori u restaurua dhe tani ka performancën origjinale prej 315 PS dhe 485 Nm torkë. Përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin për 5.4 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 270 km/h.

    Data: 07 Mars 2018 15:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera