Kthehu lart

Microsoft me aplikacion për të ndihmuar të verbrit

Microsoft me aplikacion për të ndihmuar të verbrit GazetaExpress

Microsoft ka lansuar një aplikacion që mund të ndihmojë të verbrit, duke iu dhënë drejtimet, duke përshkruar zonat lokale dhe duke i udhëzuar nga vendi në vend.

Aplikacioni Soundscape me zë lidhet me shërbimet e hartave globale për të përshkruar vendet me interes, ose emrat e rrugëve, transmeton Ksp.

Duke përdorur një telefon të mençur të lidhur me një kufje si Apple AirPods, ai ndihmon njerëzit e verbër të dinë më mirë për vendndodhjen e tyre, ndërsa mund të përdoret gjithashtu në lidhje me aplikacione të tjera, si një hartë GPS, që punon në sfond.

    Data: 02 Mars 2018 02:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera