Kthehu lart

McLaren Senna i ri - prej 0 në 100 km/h për 2.8 sekonda

McLaren Senna i ri - prej 0 në 100 km/h për 2.8 sekonda GazetaExpress

Pas zbulimit të modelit të dytë të serisë Ultimate gjatë vitit të kaluar, McLaren tani ka lansuar një version të përditësuar të super veturës Senna.

McLaren Senna ka 789 kuaj fuqi dhe është i aftë që shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrij për 2.8 sekonda e atë maksimale prej 340 kilometra në orë, transmeton koha.net.

Falë trupit të lehtë prej 1.2 tonë dhe motorin 4.0 litërsh twin-turbo V8, Senna shpejtësinë nga 0 në 200 kilometra në orë e arrin për 6.8 sekonda e atë prej 300 kilometra në orë për 17.5 sekonda.

Dhe fal sistemit të frenimit sportiv, Senna mund të frenojë nga shpejtësia prej 200 kilometra në orë në vetëm 100 metra.

I emërtuar pas kampionit botëror të trefishtë të Formula 1, Ayrton Senna, McLaren thotë se një pjesë e fitimit nga shitja e veturës do të shkoj në fondacionin që është në emrin e tij.

500 ekzemplarë të McLaren Senna tashmë janë shitur me çmim prej 850 mijë euro.


    Data: 07 Shkurt 2018 19:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera