Kthehu lart

Marka e njohur e telefonave i rikthehet modelit të vjetër, por me risi teknologjike

Marka e njohur e telefonave i rikthehet modelit të vjetër, por me risi teknologjike GazetaExpress

Një tjetër markë e njohur në fushën e teknologjisë pritet që ti rikthehet nostalgjisë për modelet që kanë bërë histori në fushën e komunikimit.

Bëhet fjalë për telefonat “Motorola”, që me shumë gjasa së shpejti do të rikthehen në treg dhe sigurisht me risi teknologjike të kohës.

Paralajmërimi i parë për një kthim të Razrit ndodhi vitin e kaluar kur Lenovo, tani pronar i markës, kishte frikë nga një kthim i mundshëm i telefonit.

Që atëherë ai nuk kishte folur deri  para disa ditësh kur gjatë Kongresit Botëror të Celularit, CEO i kompanisë, Yang Yuanqing dha edhe një konfirmim thuajse zyrtar.

"Me teknologjitë e reja, në veçanti ato të ekranet me hapje, unë mendoj se ju do të shihni më shumë risi në dizajn tonë smartphone. Kështu që unë shpresoj se ajo që sapo është përshkruar [ markë Motorola Razr] do të zhvillohet ose zbatohet shumë shpejt”, tha Yang Yuanqing për gazetarët duke shtuar se risi kryesore do të jetë pikërisht ekrani i telefonit që do të vijë në një formë të zgjeruar sa hap këllëfin e tij. Kjo është marka e dytë që i rikthehet nostalgjisë së telefonave, pas hedhjes në treg të telefonave të kompanisë Nokia 3210./Burimi corriere.it. pershtati Gazeta Express

    Data: 02 Mars 2018 12:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera