Kthehu lart

Ky është Lexus UX serik

Ky është Lexus UX serik GazetaExpress

Vitin e kaluar kompania e njohur Lexus zyrtarisht ka konfirmuar se koncepti i saj UX do të përfundojë në prodhim serik. Megjithatë, atë kohë nuk dihej se kur do të mund të shfaqet në rrugë UX por është thënë se do të ndodhë shumë shpejtë.

Javën e kaluar është thënë se promovimi i UX serik do të mbahet në fillim të muajit mars në panairin e veturave në Gjenevë, ndërsa tani janë publikuar disa fotografi dhe një video promovuese, transmeton Koha.net.

Edhe në vitin 2016, UX është prezantuar në formë koncepti në panairin e veturave në Paris ku për pamjen e tij është përkujdesur ED2, qendra e dizajnit për Evropë e Toyotës.

Lexus UX (“User Experience”) ka për detyrë të tërheqë më shumë blerësit e rinj dhe për këtë do të kujdeset pamja e tij “agresive”, sistemin i shkëlqyer i menaxhimit, dizajni i veçantë i interierit (përmes ekranit qendror të madh infotainment), si dhe me karakteristika të tjera të veçanta.

Gjithashtu, për Lexus UX serik vazhdon të thuhet se është i ndërtuar në platformën tërësisht të re si dhe se karakterizohet me më pak peshë.

Ky Crossover kompakt urban do të vendoset në gamë nën modelin NX dhe në tregun evropian Lexus këtë model e ka regjistruar nën etiketën UX 200 dhe UX 250, si dhe UX 250h për versionin hibrid.

    Data: 28 Shkurt 2018 06:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera