Ky është çmimi rekord që është paguar për një vendparkim

Të parkosh veturën në qendër të metropoleve të mëdha botërorë është një makth i vërtetë ku shumë biznesmen paguajnë shuma marramendëse për një vend ku të parkojnë veturën e tyre.

GazetaExpress

Një shofer në Hong Kong ka paguar hiç më pak se 664,200 dollarë amerikan për një vendparkim në qendër të këtij qyteti, transmeton Express. Sipas të dhënave në sistemin e pronave të paluajtshme, ky vendparkim i është shitur Kwan Wai-ming i cili është drejtor ekzekutiv i Korporatës Huarong Investment Stock.

Duke pasur parasysh fitimin e kompanisë që ai drejton, ky çmim nuk është diçka e papërballueshme për të.

Të tjera

Lajmet e fundit