Kthehu lart

Ky aplikacion i zgjidhë detyrat në matematikë menjëherë

Ky aplikacion i zgjidhë detyrat në matematikë menjëherë GazetaExpress

Një video e një aplikacioni të ri është bërë hit në internet – i cili premton t’ua zgjidhë problemet njerëzve në matematikë.

Bazuar në videon promovuese, PhotoMath, i quajtur “kalkulatori i mençur me kamerë”, përdorë kamerën e celularit për të skanuar një fotografi të një ekuacioni matematikor në ndonjë libër dhe i shfaq përgjigjet menjëherë.

Aplikacioni gjithashtu shfaq edhe udhëzime hap pas hapi se si zgjidhet problemi matematikor, transmeton Gazeta Express.

Kompania MicroBLINK e lansoi aplikacionin në TechCrunch Europe në Londër. Aplikacioni është i gatshëm në App Store.

    Data: 19 Shkurt 2018 20:40
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera