Kthehu lart

Ktheni të gjithë numrat "377" në “383” menjëherë me këtë aplikacion

Ktheni të gjithë numrat "377" në “383” menjëherë me këtë aplikacion GazetaExpress

Kosova deri pak më parë ka përdorur prefiksin “00377” ose “+377” (dhe 386) për numrat telefonik, prefiks ky që i takon shtetit të Monakos (dhe Sllovenisë).

Por tani, Kosova ka kodin e saj telefonik i cili gati që një vit është duke kaluar nëpër procedura dhe pritet që deri në fund të vitit të implementohet në tërësi.

Viber është aplikacioni i parë që e ka njohur kodin telefonik të Kosovës, ku të gjithë po e ndryshojnë atë tash e disa javë – me njoftimet që na kanë pushtuar celularët për ndryshimin e numrave, shkruan Express.

Dhe për të lehtësuar punën e ndryshimit të kontakteve tuaja nga 377 në 383 është krijuar një aplikacion i cili e bën këtë për ju brenda pak sekondave.

Aplikacioni PREFIX 383 e kryen punën e ndërrimit të numrave vetëm me një klikim, duke e përditësuar kështu listën e kontakteve që fillojnë me 377, 386 dhe 381.


    Data: 18 Shkurt 2018 11:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera