Kthehu lart

Kroatët befasojnë të gjithë në Gjenevë me veturë elektrike me 1,888 kuaj fuqi

Kroatët befasojnë të gjithë në Gjenevë me veturë elektrike me 1,888 kuaj fuqi GazetaExpress

Prodhuesi Kroat Rimac Automobili ka zbuluar veturën e saj të dytë elektrike në panairin e veturave në Gjenevë, të quajtur C_Two, transmeton koha.net.

C_Two është veturë elektrike me 1,888 kuaj fuqi e cila shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 1,85 sekonda e atë maksimale prej 415 kilometra në orë.

Rimac C_Two ka bateritë 120kWh nga litiumi të cilat mund të mbushen 80% për vetëm 30 minuta, e me një mbushje të vetme të baterive mund të përshkoj 640 kilometra rrugë.

Rimac C_Two ka nga një motor në secilën rrotë të saj, që do të thotë ka të gjitha rrotat aktive, ndërsa kushton rreth 1 milionë euro.

    Data: 07 Mars 2018 01:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera