Kthehu lart

Kompania kineze blen aksione në Daimler, reagon qeveria gjermane

Kompania kineze blen aksione në Daimler, reagon qeveria gjermane GazetaExpress

Kompania e veturave nga Kina, Geely ka marrë 9.7 për qind të aksioneve në prodhuesin gjerman të Mercedesit, Daimler, gjë e cila ka shkaktuar reagimin e ashpër të qeverisë në Berlin.

“Gjermania duhet të sigurohet që të mos shfrytëzohet nga vendet e huaja”, deklaroi ministrja gjermane për Ekonomi Brigite Cipries, transmeton Reuters.

Geely mori aksionet në Daimler për 9 miliardë dollarë, duke befasuar tregun, pasi kompania kineze më herët nuk kishte alarmuar rregullatorin gjerman të tregut se ka kaluar kufirin e aksioneve vetanake prej 3.0 dhe 5.0 për qind në kompani.

Cipries tha për mediat gjermane se investuesit duhet të respektojnë rregullat e tregut.

Daimler në një kumtesë të shkurtër ka përshëndetur aksionarin e ri, dhe se do të mundet në mënyrë konstruktive të bisedojë për ndryshimet më industri.

    Data: 27 Shkurt 2018 02:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera