Kështu mund të duket Volvo S60 i ri

Kompania e njohur suedeze, Volvo, këtë pranverë do të prezantojë Sedanin e ri S60 ndërsa më vonë do të arrijë edhe versioni V60 Cross Country për terrene të vështira.

GazetaExpress

Dizajneri i njohur i pavarur, X-Tomi Design, përmes një fotografie jozyrtare ka shpalosur idenë e tij se si mund të duket S60 i ri, transmeton Koha.net. Ai i është afruar aq shumë saqë modeli i kompanisë nuk do të dallojë shumë nga ky në fotografi.

Bazuar në fotografinë, shihet se S60 i ri karakterizohet me maskën e madhe të përparme dhe dritat e përparme të theksuara me “çekanin e Thorit”.

Volvo V60 Cross Country

Gjithashtu, S60 i ri do të vijë me platformën SPA ndërsa në gamën e motorëve në dispozicion do të jenë motorë e njëjtë sikurse te V60. Kjo nënkupton se mund të presim versionet benzinë T5 dhe T6, dizel D3 dhe D4, si dhe versionet hibride T6 Twin Engine me 340 kuajfuqi dhe T8 Twin Engine me 390 kuajfuqi.

Të tjera

Lajmet e fundit