Kthehu lart

Hakerët tani mund të hapin çdo iPhone me iOS 11

Hakerët tani mund të hapin çdo iPhone me iOS 11 GazetaExpress

Forcat policore përreth botës tani mund të kenë qasje në përmbajtjet e çdo iPhone, thonë raportet e një kompanie.

Cellebrite thotë se mund të hapë celularët si iPhone X që veprojnë me çdo version të iOS – prej 5 më lartë, duke përfshirë edhe versionin më të fundit.

Kompania thotë se ka zhvilluar teknika për të thyer iOS 11 dhe se këto teknika tashmë ua ka prezantuar agjencive ligjore, duke përfshirë FBI, si dhe kompanitë e tjera private, transmeton Gazeta Express.

Apple më herët kishte pushtuar titujt e mediave botërore, pasi refuzoi t’iu ndihmonte agjencive për mbrojtjen e ligjit për të thyer një kod celularit të një të dyshuari për sulmet në San Bernardino më 2016.

Burime anonime i thanë Forbes se kompania izraelite, me bazë në Petah Tikva, muajve të fundit ka zhvilluar teknika për të hapur iOS 11.

    Data: 27 Shkurt 2018 17:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera