Google në gjyq për “të drejtën të harrohesh”

Një biznesmen e ka dërguar Google në Gjykatën e Lartë në Londër në atë që shihet si çështje mbi “të drejtën për t’u harruar”.

GazetaExpress

Ai është duke sfiduar Google për vendimin e saj për të mos hequr dënimin e tij kriminal në vitet 90-ta nga rezultatet e kërkimit, transmeton koha.net.

Njerëzit mund të kërkojnë që informacionet online të hiqen nga rezultatet e kërkimit nëse ata ndihen se ato janë të vjetruar ose jo relevante.

Google ka thënë se “do të mbrojë të drejtat e publikut për t’u qasur në informata të ligjshme”.

“Ne punojmë shumë që të përmbushim të drejtën për t’u harruar, por kujdesemi shumë që të mos heqim rezultatet e kërkimit të cilat në mënyrë të qartë janë në interes të publikut dhe ne do të mbrojmë të drejtën e publikut për tu qasur në informacione të ligjshme”, kanë thënë nga Google.

Gjigantit të kërkimit i është kërkuar të heqë afër 2 milionë informacione të kërkimit në Evropë, ndërsa ai ka hequr më shumë se 800 mijë prej tyre.

E drejta për tu harruar është një precedent ligjor i bërë dhe i vënë nga Gjykata e Drejtësisë i Bashkimit Evropian në vitin 2014, pasuar nga një çështje e ngritur nga Spaniard Mario Costeja Gonzales, i cili i kërkonte Google të heq informatat rreth të historisë së tij financiare.

Kjo çështje është ngritur në Mbretërinë e Bashkuar nga një biznesmen i cili dëshiron që Google të fshijë informatat që lidhin atë me një dënim kriminal për kontabilitet të rrem në vitet e 90-ta.

Dënimi i tij konsiderohet si i shpenzuar sipas Ligjit për Rehabilitim të Kriminelëve i bërë në vitin 1974.

Të tjera

Lajmet e fundit