Kthehu lart

Google heq përgjegjësinë për vjedhjen e fotove

Google heq përgjegjësinë për vjedhjen e fotove GazetaExpress

Në një përpjekje për të mos stimuluar piraterinë e imazheve, Google ka përditësuar motorin e saj të kërkimit.

Gjiganti amerikan i teknologjisë ka “zhdukur” butonin “View Image” (Shiko imazhin) në momentin që kërkon për foto në motorin e tij të kërkimit.

Në vend të kësaj, janë vendosur vetëm dy butona, “Visit”, që të çon direkt te faqja që e ka publikuar këtë imazh dhe butoni tjetër “Share” (Shpërndaj).

Për të marrë një foto është e lehtë dhe për këtë procedura e zakonshme e një klikimi me të djathtën mbetet ende funksionale, por me këtë lëvizje Google heq përgjegjësinë e vet nga pirateria e imazheve, transmeton Tch.

Kjo do të thotë se që prej hyrjes në fuqi të këtij përditësimi të motorit më të madh të kërkimit në internet, përdoruesit e shkarkojnë imazhin që kërkojnë drejtpërdrejt nga faqja që e ka publikuar atë, duke iu nënshtruar kushteve të përdorimit dhe të drejtës së autorit të faqes në fjalë dhe jo atyre të Google.

    Data: 20 Shkurt 2018 05:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera