Gomat që pastrojnë ajrin derisa lëvizin

Kompania Goodyear ka zbuluar konceptin e gomave që absorbojnë ajrin e ndotur në rrugë.

GazetaExpress

Gomat kanë myshk që shndërron dyoksidin e karbonit në oksigjen.

Ato gjithashtu kanalizojnë lagështinë nga rruga në bimët e thjeshta.

Energjia e prodhuar nëpërmjet fotosintezës përdoret për të fuqizuar AI në bordin e gomave.

Prezantimi i gomave është bërë në sallonin e automobilave në Gjenevë.

Kompania me bazë në Akron, Ohajo, pohon se në një qytet me madhësi të Parisit, me rreth 2.5 milionë automjete, gomat do të largojnë më shumë se 4,000 tonë të dyoksid karbonit çdo vit.

Po ashtu do të prodhojë 3,000 tonë oksigjen për vit, transmeton kp.

Goodyear thotë se gomat jo-pneumatike do të jenë më të qëndrueshme se sa gomat aktuale dhe do të qëndrojnë më shumë.

Të tjera

Lajmet e fundit