Kthehu lart

Garazhi ku super-veturat janë harruar nga pronarët

Garazhi ku super-veturat janë harruar nga pronarët GazetaExpress

Ky është parkingu ekskluziv nëntokësor në Londër, i cili është shtëpi për disa prej veturave më të shtrenjta të kryeqytetit anglez.

‘Cadogan Place’ në distriktin ‘Belgravia’ të Londrës qendrore është një parking i veturave milionëshe.

Parku i sigurt është shtëpi për veturat si një Lamborghini Aventador ngjyrë portokalli që vlen 300,000 funte, të cilin e ka mbuluar pluhuri, dhe disa vetura të tjera gjithashtu të shtrenjta, transmeton Gazeta Express.

Vlera totale e veturave në këtë parking besohet se shkon deri në 6 milionë funte – edhe pse shumica e veturave duken se ka kohë që nuk janë përdorur.

Disa prej veturave janë të mbuluara me shtresa mbrojtëse, përderisa shumë prej tyre janë mbuluar në pluhur.

Një teori që thuhet për atë se pse këto vetura kanë mbetur këtu është se pronarët janë miliarderë të huaj, të cilët kanë nevojë t’i lënë veturat e tyre të shtrenjta diku kur janë jashtë vendit.


    Data: 24 Shkurt 2018 10:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera