Kthehu lart

Ford Focus RS i Edicionit Heritage super sportiv i ri me çmim prej 45 mijë euro

Ford Focus RS i Edicionit Heritage super sportiv i ri me çmim prej 45 mijë euro GazetaExpress

Ford Focus RS do të dalë në shitje në prill të këtij viti, por kjo ende nuk ka përfunduar me kaq.

Është lansuar një Focus RS të Edicionit Heritage me më shumë fuqi, pajisje shtesë e një ngjyrë unike të portokalltë, transmeton koha.net.

Me një çmim fillestar prej 45 mijë euro, “Heritage Edition RS” do të ndërtohen vetëm 50 ekzemplarë.

Ky model duket shumë sportiv e agresiv me mbrojtës të ri nga para dhe pas por ndryshimi i tij nuk është vetëm kozmetik e ky model ka edhe motorin e ri që prodhon 370 kuaj fuqi, 25 kuaj fuqi më shumë se modeli standard i RS.

    Data: 15 Shkurt 2018 02:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera