Kthehu lart

Ekspertët druajnë: Inteligjenca artificiale rrezikon të përdoret armiqësisht

Ekspertët druajnë: Inteligjenca artificiale rrezikon të përdoret armiqësisht GazetaExpress

Ekspertët ndërkombëtarë kanë ngritur alarmin mbi rreziqet e një përdorimi armiqësor të inteligjencës artificiale (IA) nga shtetet që nuk respektojnë rregullat ndërkombëtare, kriminelët, terroristët, në një raport të publikuar sot.

Sipas tyre, në 10 vitet e ardhshme, efikasiteti në rritje i IA rrezikon të riforcojë kriminalitetin kibernetik, por gjithashtu të çojë në përdorimin e dronëve apo robotëve për qëllime terroriste.

Ajo gjithashtu mund të lehtësojë manipulimin e zgjedhjeve nëpërmjet rrjeteve sociale në sajë të llogarive të automatizuara.

Ky raport prej 100 faqesh u hartua nga 26 ekspertë specialistë për inteligjencën artificiale (IA), sigurinë kibernetike dhe robotike, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

Ata janë pjesë e universiteteve të Cambridge, Oxford, Yale, Stanford dhe organizatave joqeveritare ”OpenAI”, ”Center for a New American Security” dhe ”Electronic Frontier Foundation”.

Këta ekspertë i kërkojnë qeverisë dhe aktorëve të ndryshëm përkatës të marrin masa për limitimin e kërcënimeve potenciale lidhur me inteligjencën artificiale.

“Ne mendojmë se sulmet që do të lejohen nga përdorimi në rritje i IA do të jenë veçanërisht efikase, të fokusuara në mënyrë fine dhe të vështirë për t’u atribuar”, nënvizon raporti.

Për të ilustruar frikën e tyre, këta specialistë përmendin disa skenare hipotetike të përdorimit dashakeqës të IA.

Ata nënvizojnë se terroristët mund të modifikojnë sistemet e IA, të disponueshme në tregti (dronë, automjete autonome), për të shkaktuar rrëzime avionësh, përplasje apo shpërthime.

    Data: 23 Shkurt 2018 06:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera