Kthehu lart

BMW në kërkim të pickup të saj, xheloze ndaj Mercedes X-Class

BMW në kërkim të pickup të saj, xheloze ndaj Mercedes X-Class GazetaExpress

Shanset që BMW të shtojë një model pickup në rangun e saj, në tregun e tanishëm janë më të mëdha se kurrë.

Shitësit e BMW, konkretisht selia e tyre në Australi, janë ‘dëshpëruar’ e kanë dëshirë të madhe që të kenë një pickup për të shitur, transmeton koha.net.

“Ne kemi qenë shumë këmbëngulës që të kemi një pickua dhe besojmë se kjo është ajo çfarë kompania duhet të kërkojë”, ka thënë Marc Werner, shefi i BMW Group në Australi.

“Ne kemi ngritur këtë si çështje në selinë kryesore e tashmë hetimet për këtë kanë filluar, por është ende herët për rezultatet e analizave, por nëse ka ndonjë mundësi për pickua, ne menjëherë do ta marrim atë”, ka shtuar ai.

Sipas Werner, tregu i kamionçinave apo pickup SUV, në Australi janë shumë të kërkuar dhe përbëjnë 17 për qind të shitjeve vjetore të veturave.

Por tregu i pickup në Australi është shumë i vogël, që BMW të zhvillojë një kamionçinë ekskluzivisht për këtë shtet. Por mund ta ndjekë rivalin e saj, Mercedes për të krijuar një model të tillë e ta shes në të gjithë botën.

BMW-ja pickup ka shumë kohë që është duke u kërkuar, madje divizioni i saj M, ka krijuar një të tillë në vitet 80-ta, një model të Seria 3 dhe e ka modifikuar atë duke e bërë atë BMW Seria E92 M3.

    Data: 02 Mars 2018 06:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera