BMW Grand Coupe 8, e mahnitshme

Koncepti i limuzinës së re luksoze coupe do të ekspozohet në auto-sallonin e ardhshëm në Gjenevë.

GazetaExpress

BMW ka publikuar “teaserin” e coupe të madh sportiv me katër dyer. Prodhuesi gjerman nuk ka zbuluar detaje tjera, por besohet se bëhet fjalë për studion e dizajnit të bazuar në konceptin e Serisë Coupe 8, prej së cilës më vonë do të krijohet Grand Coupe, transmeton KP.

Vetura do të ketë motor 4.4 litra bi-turbo V8, ndërrues automatik prej tetë shpejtësive. Automobili nga 0 deri në 100 km në orë arrin për rreth 3 sekonda.

Sa i përket coupe të zakonshëm të Serisë 8, koncepti i së cilës është shfaqur në maj të vitit të kaluar, versioni i prodhimit do të debutojë gjatë këtij viti, por data e premierës ende nuk dihet.

Të tjera

Lajmet e fundit