Apple përdor hapësirën e Google-it për ‘iCloud’

Një dokument i publikuar muajin e shkuar në faqen e Apple dëshmoi se kompania amerikane po shfrytëzon hapësirën publike të Google-it, për shërbimin e vet ‘iCloud’.

GazetaExpress

Sipas disa raportimeve të mëhershme, Apple e kishte shfrytëzuar Google-in qysh në vitin 2016, por ajo nuk ishte komentuar fare nga gjiganti amerikan.

Apple disa herë publikon dokumente të reja të quajtura “iOS Security Guide”. Aty përherë kanë qenë dokumente që i lidhnin shërbimet ‘iCloud’ me sistemet për hapësirë si Amazon Web Services dhe Azure e Microsoftit.

Por në versionin e fundit, Azure nuk është dhe vendin e saj e zë Google Cloud Platform. Para përditësimit të janarit, përditësimi i fundit i “iOS Security Guide” ishte në mars.

Përpos Apple-it, klientë të hapësirës së Google-it janë edhe PayPal, Snap dhe Spotify.

Të tjera

Lajmet e fundit