Kthehu lart

Apple lëshon iOS 11.2.6 - rregullon problemin që bllokonte iPhone-at

Apple lëshon iOS 11.2.6 - rregullon problemin që bllokonte iPhone-at GazetaExpress

Apple ka lansuar sistemin e ri operativ iOS 11.2.6, ku përfshihet edhe rregullimi i një karakteri indian (Telugu), i cili i bllokonte iPhone e i bënte aplikacionet si Messages, Facebook Messenger e WhatsApp të pa qasshëm.

Ky problem është zbuluar në javën e kaluar, ku i lejonte çdo kënd që thjesht duke dërguar një karakter të thjeshtë të bllokonte iPhonat e t'i bllokonte atyre qasjen në aplikacionet e mesazheve.

Ky problem ndikonte edhe në Safari, Apple Watch e macOS. 

Apple ka lëshuaredhe një përditësim për sistemet watchOS, tvOS e macOS për ta rregulluar këtë problem.

    Data: 20 Shkurt 2018 18:56
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera