Risi në Instagram (FOTO) - Gazeta Express

Risi në Instagram (FOTO)

23/06/2016 22:59

Me një audiencë kaq të madhe ndërkombëtare, rrjeti social mbështet 24 gjuhë të ndryshme.

Instagram tani është duke e shtuar një veçori të re, për të ndihmuar audiencën e tij globale të komunikojnë me njëri-tjetrin, me ndihmën e një vegle për përkthim, transmeton Gazeta Express.

Instagram publikoi një fotografi në faqen e tij, duke shkruar: “Në muajin e ardhshëm, ju do të shihni një buton përkthimi në storjet në faqen e të rejave dhe biot e profileve që janë të shkruara në gjuhë të ndryshme nga e juaja.

Komuniteti në Instagram është rritur shpejtë dhe është bërë më global se që e kemi imagjinuar. Ne jemi të kënaqur që së shpejti ju do të jeni në gjendje të kuptoni storjet e plota të momentit, pa marrë parasysh çfarë gjuhe flisni”.

Një buton ‘Shih Përkthimin’ (See Translation) do të shfaqet në postime, që do të transformojë një bio, përshkrim ose koment në gjuhën tuaj të zgjedhur.