Kështu do të duket iPhone 8 (Foto) - Gazeta Express

Kështu do të duket iPhone 8 (Foto)

22/12/2016 20:37

Apple pritet që të shënojë përvjetorin e dhjetë të iPhone-it origjinal me një dizajn të ri, që tërësisht ndryshon nga dizajni aktual i iPhone.

Ndryshimet padyshim se do të priten mirë nga fansat e Apple, celularët e të cilëve – iPhone 7 dhe 7 Plus – nuk përmbajnë ndonjë dizajn të veçantë ndryshe nga iPhone 6, transmeton Gazeta Express.

Tashmë ka shumë raporte në internet që flasin për ardhjen e këtij celulari të ri. Ende nuk ka asgjë të sigurt, por po flitet se iPhone 8 do të ketë një ekran të ri OLED që lakohet në të dyja anët e tij.

Kjo do të arrihet përmes përdorimit të teknologjisë OLED, që është shumë më i hollë se ekranet LCD që përdoret aktualisht në iPhone. Gjithashtu, Apple pritet që të largojë butonin ‘Home’ dhe të vendosë një lloj të ri të skanerit të shenjave të gishtit në vetë ekranin.

iDropNews ka publikuar dy koncepte të iPhone 8, të cila padyshim duken bukur dhe që nëse realizohen do t’ju pëlqejnë të gjithëve.