Digjet dyqani i Teslas në Britani të Madhe


02/03/2019

Rreth 30 zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes për ta shuar zjarrin. Ndërtesa ndodhet në Crawley, ndërsa zjarrfikësit kanë thënë se e kanë pranuar thirrjen për këtë zjarr në orën 10 e 29 minuta sipas kohës britanike.

Në një fotografi të siguruar nga mediet britanike shihet duke dalë tym i madh nga kulmi i kësaj ndërtese. Një dëshmitar ka thënë se zjarri ka filluar rreth orës 10 e 20 minuta.

Për më tepër, ai ka thënë se ka dëgjuar shpërthime të vogla brenda ndërtesës, të cilat beson se janë shkaktuar nga bateritë elektrike. Në vendin e ngjarjes janë parë shtatë automjete të zjarrfikësve dhe ambulancës.

“Pas orës dhjetë të mëngjesit të sotëm, përderisa isha duke qëndruar ulur, pashë se nga kjo ndërtesë po dilte tym. Fillimisht tymi ishte i bardhë dhe brenda një orë u bë i zi”, tha një tjetër dëshmitare, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart