BMW-ja zë vendin e parë në SHBA për numrin më të madh të veturave të eksportuara - Gazeta Express

BMW-ja zë vendin e parë në SHBA për numrin më të madh të veturave të eksportuara

08/03/2019 16:42

Kjo kompani ka thënë se i ka eksportuar 234 mijë e 689 vetura të modeleve “X” dhe “Coupe” në shtete të ndryshme gjatë vitit 2018. Të gjitha këto vetura janë prodhuar në fabrikën e BMW-së në Spartanburg të Karolinës Jugore.

“Pavarësisht paqartësisë së vazhdueshme për tregtinë dhe taksat, fabrika në Spartanburg është ende duke kontribuar pozitivisht në baraspeshën tregtare të Shteteve të Bashkuara”, tha Knudt Flor, shef ekzekutiv i BMW-së në SHBA.

Raporti i këtij prodhuesi për numrin e madh të veturave të eksportuara vjen në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar se veturat e importuara do t’iu nënshtrohen taksave deri 25 për qind.

Në anën tjetër, prodhuesit e kësaj industrie kanë paralajmëruar se një taksë e tillë ndaj veturave të importuara do ta rriste çmimin e tyre dhe do ta dëmtonte ekonominë amerikane për shkak se kompanitë do të jenë të detyruara ta zvogëlojnë numrin e punëtorëve, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.