Kthehu lart

“The Albanian Recruit” pjesë e festivalit ‘London Independenent Film Festival

“The Albanian Recruit” pjesë e festivalit ‘London Independenent Film Festival GazetaExpress

Aktori Edon Mulaj u nominua per çmimin Aktori me i mire i festivalit

Filmi i metrazhit të gjatë “The Albanian Recruit” i regjisorit Sunaj Raça ështe selektuar në festivalin London Independenent Film Festival, i cili është duke u mbajtur në Londer nga data 13 prill deri më 22 prill.

Filmi “The Albanian Recruit” flet për dukuritë negative në shoqërinë tonë. Filmi ka për subjekt të rinjtë e rekrutuar në grupe kriminale, të cilët shërbejnë për të kryer krime nga më të ndryshmet.

Në film luajnë Edon Mulaj, Don Raça, Bekim Mulaj, Sunaj Raça, Veton Osmani, Mirsad Ferati, Safete Rugova, etj. Në këtë festival është i nominuar aktori i ri Edon Mulaj për çmimin aktori më i mirë në film internacional. Ceremonia e ndarjes së çmimeve mbahet në Londër më 22 prill.


    Data: 19 Prill 2018 15:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera