Kthehu lart

Shfaqje teatrale në Mitrovicë kundër përdorimit të narkotikëve nga të rinjtë

Shfaqje teatrale në Mitrovicë kundër përdorimit të narkotikëve nga të rinjtë GazetaExpress

Në sallën e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, për të gjithë nxënësit e shkollave të komunës së Mitrovicës është shfaqur pjesa teatrale “Fati ndryshohet”, përgatitur nga Teatri i Qytetit të Mitrovicës dhe Drejtorisë Rajonale e Policisë në Mitrovicë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Për të ndjekur këtë shfaqje i pranishëm ishte edhe nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka i shoqëruar nga përfaqësuesit komunal si dhe drejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Tematika e kësaj shfaqje teatrale ishte vetëdijesimi dhe parandalimi i dukurive negative në shkolla, me theks të veçantë përdorimi i substancave narkotike nga të rinjtë, transmeton Koha.net.

Hapjen e shfaqjes e bëri drejtori i Teatrit të Qytetit të Mitrovicës, Adem Zhitopotokun, i cili për realizimin e kësaj shfaqje falënderoj Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë.

Rolet në këtë shfaqje i interpretuan: Diellore Ahmeti, Xhulian Azemi, Teuta Hajra, Festina Musliu, Drilona Beka, Blerina Murseli, Rijona Vojvoda, Alba Isa, Arlinda Hajra, Endrit Islami, ndërsa autore e kësaj shfaqje ishte Ermonda Prekazi.

    Data: 08 Dhjetor 2017 01:09
    Autori: GazetaExpress
    • Ethet e Oscar po afrohen, është publikuar lista e ngushtë e filmave të huaj

      Ethet e Oscar po afrohen, është publikuar lista e ngushtë e filmave të huaj 0

    Të tjera