Kthehu lart

Poeti Lulzim Tafa në gjuhën malazeze

Poeti Lulzim Tafa në gjuhën malazeze GazetaExpress E hënë, 18 Prill 2016 11:06

Redaktori i librit, shkrimtari i shquar Malazez Mirash Martinoviq, e ka vlerësuar Lulzim Tafën si njërin prej shkrimtarëve të shquar të Ballkanit. Ai e ka lavdëruar dhe falenderuar Shtëpinë Botuese “Dignitas” dhe drejtorin e kësaj Shtëpie Botuese Vukan Lampar, që e ka përzgjedhur për ta përkthyer poezinë e këtij poeti nga Kosova

Shtepia botuese “Dignitas” nga Cetinja, më e njohura ne Malin e Zi, ka përkthyer 100 poezi të poetit Lulzim Tafa, duke i përmbledhur në një liber në një botim ekskluziv, që e ka titulluar “Këngët e Përgjerimit” (Zavjetne Pjesme). 

Kritika malazeze e ka vlerësuar lart poezinë e Lulzim Tafës. Redaktori i librit, shkrimtari i shquar Malazez Mirash Martinoviq, e ka vlerësuar Lulzim Tafën si njërin prej shkrimtarëve të shquar të Ballkanit. Ai e ka lavdëruar dhe falenderuar Shtëpinë Botuese “Dignitas” dhe drejtorin e kësaj Shtëpie Botuese Vukan Lampar, që e ka përzgjedhur për ta përkthyer poezinë e këtij poeti nga Kosova. 

"Kur e kam lexuar Poetin Tafa për herë të parë, fillimisht në Gjuhen Boshnjake dhe rekomanduar për përkthim nga poeti madh Boshnjak Abdullah Sidran, kam vërejtur se Tafa është një poet interesant, me stilt të jashtëzakonshëm dhe me gjetje që të lënë me gojë të hapur."

Ai ka thënë se letërsia shqipe mbetet letersi e fuqishme duke i përmendur edhe poetë të tjerë të Kosovës si Ali Podrimjen, Azem Shkrelin, Din Mehmetin Etj.

 

    Data: 18 Prill 2016 11:06
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    • Ermonela Jaho flet për BBC: Publiku e kupton vuajtjen me anë të notave të mia 0

    Të tjera