Kthehu lart

“Pixel-Collage” ia heq maskën pafytyrësisë së botës

“Pixel-Collage” ia heq maskën pafytyrësisë së botës GazetaExpress

Mes librash filozofikë s’ka sesi të mos bie në sy ballina e revistës “Vogue” – me një fotografi që shpërfaq afërsinë e Beckhamëve. Janë ekspozuar në një lloj tavoline të madhe që shtrihet në hyrje të sallës kryesore të Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Vizitori ndalon aty sa për ta marrë një ide të parë se për çfarë bën fjalë ekspozita. Thomas Hirschhorn e bën të qartë se është adhurues i kolazheve. Tutje shihen fotografi të pikëselluara dhe disa deklarata të sinqerta të artistit, të shkruara në copëza letre, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Unë jam i interesuar në pikësellimin, sepse ai zbulon hipokrizinë e atij që e përdor. Unë nuk e pranoj pikësellimin e bërë në emrin tim ‘për të më mbrojtur’, kur ai që pikësellon është në fakt duke e mbrojtur veten përderisa pretendon se po më mbron mua”, shkruhet në njërën prej tyre. Hirschhorn është i interesuar për pikësellimin, sepse, siç thotë ai, e nënkupton kohën e pafytyrësisë që po e shohim në botën e sotme.

Arti i tij mund të jetë çkado përveç “i pafytyrë”. Imazhe të formateve të mëdha – të vrazhda, të ashpra gati morbide, të të vrarëve nëpër botë, janë vënë nëpër muret e Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Ideja e tij është ta nxjerrë në pah atë pjesë të së vërtetës me të cilën manipulohet nëpërmjet pikësellimit.

Arta Agani, drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës, ka thënë se iniciativa për ekspozitën, të cilën e quan historike, ka ardhur në saje të bashkëpunimit me Zyrën Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.

    Data: 08 Mars 2018 04:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera