Kthehu lart

Në Festivalin e Poezisë në Zvicër edhe Sibel Halimi, Jeton Neziraj dhe Shpëtim Selmani

Në Festivalin e Poezisë në Zvicër edhe Sibel Halimi, Jeton Neziraj dhe Shpëtim Selmani GazetaExpress

Një rrugëtim poetik – Kosova prezantohet në festivalin e njohur të poezisë në St Gallen të Zvicrës. Me shkrimet e tyre në këtë festival nga Kosova do të paraqiten: Sibel Halimi, Jeton Neziraj dhe Shpëtim Selmani

“Bern është kudo” është një grup prej dymbëdhjetë autorësh dhe muzikantë zviceranë të cilët i ndërlidhin së bashku tekstin dhe muzikën, duke i sjellë së bashku në skenë, shkruan KultPlus. Ndërsa me “Kosova është kudo”, pas shtatë performancave në Kosovë, artistët nga Kosova do të paraqiten edhe në Zvicër.

Mbrëmja do të sjellë së bashku performuesit nga Zvicra: Laurence Boissier, Guy Krneta dhe Gerhard Meister kurse nga Kosova: Sibel Halimi, Jeton Naziraj dhe Shpëtim Selmani.

Në kuadër të prezantimeve Sibel Halimi do të paraqitet me poezinë “Copë” e cila trajton fatin e grave/viktima të dhunës seksuale gjatë luftës. Si dhe me poezitë: Zoti më dashuron mu, Shtëpia qenësia ime dhe Vdekja e bardhë. Festivali nisë më 22 dhe përfundon më 25 mars.

    Data: 07 Mars 2018 02:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera