Kthehu lart

“Nata e Helverit” premierë në Teatrin e Gjilanit, me regji të Bashkim Ramadanit

“Nata e Helverit” premierë në Teatrin e Gjilanit, me regji të Bashkim Ramadanit GazetaExpress E premte, 17 Shkurt 2017 03:14

Për të treguar më shumë rreth inskenimit të kësaj shfaqje e cila premierën do ta ketë me 24 shkurt, për KultPlus, foli vetë regjisori Bashkim Ramadani.

 “Nata e Helverit”, është shfaqja e parë për vitin 2017-të, në Teatrin e Gjilanit. Kjo shfaqje e dramaturgut Ingmar Villqist vjen nën regjinë e regjisorit Bashkim Ramadani, dhe sjellë një ngjarje interesante mes dy personazheve që janë Helveri dhe Karla. Të quajtur personazhe tragjike Helveri dhe Karla në kohën e Luftës së II Botërore përpëliten të frymojnë dhe t’i jetojnë sekondat e fundit, në kohen e një sundimi fashist. Aty ndeshen, duhen dhe përplasen me njëri-tjetrin diku në një kishë të harruar edhe nga Perëndia. “Nata e Helverit”, është një tekst me plot ankth, frikë, dashuri e trishtim.

Për të treguar më shumë rreth inskenimit të kësaj shfaqje e cila premierën do ta ketë me 24 shkurt, për KultPlus, foli vetë regjisori Bashkim Ramadani.

“Në shfaqje luajnë vetëm dy aktorë, dhe ka rastisë që këta dy aktor të jenë nënë e birë. Për mua ka qenë një eksperiencë interesante dhe shumë e mirë ballafaqimi me këtë tekst dhe këta aktorë që në shumicën e kohës kemi gjetur gjuhë të përbashkët në ndërtimin e shfaqjes”, tha fillimisht regjisori i cili vazhdoj të thotë se kjo shfaqje do të ketë impakt të duhur tek publikut, pasi që, sipas tij është një temë universale.

“Meqenëse vendi ynë i sapodalur nga lufta dhe që ende ndjehen pasojat e saj, si dhe duke e pas parasysh që tema e luftës është prezent gjithandej nëpër media, pothuajse çdo i dyti lajm flet për një luftë të mundshme në mes këtij apo atij shteti mendoj që kjo shfaqje do ta ketë impaktin e duhur tek publiku gjilanas por edhe më gjerë sepse është një temë universale”, u shpreh Ramadani.

Në kastën e aktorëve të kësaj shfaqje bëjnë pjesë Mejreme Berisha dhe Kreshnik Berisha. Skenografia është bërë nga Burim Arifi dhe Blendina Xhema, kostumet- Jeta Duli, muzika - Florim Gagica, mjeshtër ndriçimi - Fatmir Halili dhe inspicient - Raif Haziri.

Sa i përket sfidave që ka pasur regjisori në lidhje me realizmin e kësaj shfaqje në këtë teatër, ai tha se shumica e teatrove të qyteteve kanë ende telashe të brendshme të cilat ndikojnë dukshëm në realizimin e një shfaqje. “Nata e Helverit”, premierën do ta ketë me 24 shkurt në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

    Data: 17 Shkurt 2017 03:14
    Autori: GazetaExpress
    • Gjiri i Gramës, një mrekulli natyrore që pret pushuesit verorë 0

    Të tjera