Kthehu lart

Libri i Donald Trumpit në shqip

Libri i Donald Trumpit në shqip GazetaExpress E premte, 21 Prill 2017 11:26

Përmbajtja e librit është e ndarë në gjashtë pjesë, duke nisur me hyrjen që lidhet me sugjerimin: pesë miliardë arsyet pse duhet ta lexoni këtë libër.

Libri i presidentit amerikan Donald Trump vjen në shqip. “Si të bëhesh i pasur”, nga botimet “Max”, dhe është një rrëfim personal për rrugën që ai ndoqi për t’u bërë i pasur: “Kështu vendosa ta titulloj këtë libër, pasi sa herë që takoj njerëz, është pikërisht kjo ajo që ata më kërkojnë të dinë…”. Libri është një rrëfim me befasi, informacion, personazhe konkrete të elitës amerikane, vendime biznesi, një histori e rrallë jete! Për Trump, baza e gjithë këshillave, është ajo që ka shënuar në faqen e parë të librit, si kujtesë e vazhdueshme, për të tërhequr edhe lexuesin, është këshilla e Mary Trump, nënës së Presidentit amerikan kur thotë: Besoni te Zoti dhe jenit ë vërtetët në vetvete. “Kur hedh vështrimin pas, gjithmonë mendoj se kjo ishte një këshillë me vlera të mëdha, e saktë dhe e zgjuar njëkohësisht. E pranoj se nuk i kushtova rëndësi në fillim, por meqenëse kjo tingëllonte me vlerë, më pas i qëndrova tërësisht besnik. Më vonë vërejtja se sa i vlefshëm kishte qenë ky gjykim: ruajtja e themeleve të punës dhe ndërkohë mendja të mbahej tek ideja e madhe, që të zaptonte të tërin. Kjo është një këshillë e mirë. Nuk ka rëndësi nëse e përdorni atë për biznesin apo stilin e jetës suaj”, shënon Trump.

Përmbajtja e librit është e ndarë në gjashtë pjesë, duke nisur me hyrjen që lidhet me sugjerimin: pesë miliardë arsyet pse duhet ta lexoni këtë libër.

Për librin “Si të bëhesh i pasur”, Trump shkruan se kështu vendosi ta titullojë këtë libër, pasi “sa herë që takoj njerëz, është pikërisht kjo ajo që ata më kërkojnë të dinë. Për të bërë një bukë, ju duhet të pyesni bukëpjekësin; për të bërë para, duhet të pyesin një miliarder”. Në fillim arriti të bënte pesë miliardë dollar. Pastaj arriti të bënte serialin stazhieri. Tani, ai tregon si mund të bëni pasuri, sipas mënyrës Trump. Në këtë libër kaq të drejtpërdrejtë, Donald J. Trump tregon sekretet se si mund të bëhet biznes, përshkruan perandorinë e tij të pronave të paluajtshme dhe rolin që ka si kreu i shoqërisë Trump. Me të folurën e drejtpërdrejtë dhe zgjuarsinë e tij karakteristikë, Trumpi na jep mundësinë të kuptojmë si të investojmë me zgjuarsi, si t’i bëjmë përshtypje punëdhënësit e të ngrihemi në një nivel të caktuar, si ta drejtojmë me efektivitet punën, si të arrijmë një marrëveshje të caktuar dhe si të ruajmë emrin që kemi.

Si njeri i biznesit amerikan, Donald J. Trump është i vetëm në llojin e vet. Në këtë histori të këndshme dhe frymëzuese, ai tregon se si bëhen gjithë këto punë, duke dhënë ndërkaq edhe mësime me vlerë.

    Data: 21 Prill 2017 11:26
    Autori: GazetaExpress
    • Shkrimtari Musa Ramadani shpallet fitues i “Çmimit Kadare” 0

    Të tjera