Kthehu lart

Kuarteti i panjohur i Feim Ibrahimit do të luhet në zemër të Madridit

Kuarteti i panjohur i Feim Ibrahimit do të luhet në zemër të Madridit GazetaExpress

Kjo vepër do të prezantohet nga violinisti i mirënjohur Florian Vlashi dhe Grupo Instrumental Siglo XX në Akademinë Mbretërore të Arteve të Bukura në Madrid

Në Akademinë Mbretërore të Arteve të Bukura në Madrid, Florian Vlashi dhe Grupo Instrumental Siglo XX do të prezantohen me kuartetin e Feim Ibrahimit, vepër kjo e panjohur deri më tashti, shkruan KultPlus.

Vetë Florian Vlashi ka njoftuar se kjo vepër është shkruar 28 vite më parë, dhe konsiderohet të jetë kuarteti i vetëm i këtij artisti.

“I pabotuar, i pa luajtur kurre , askush s´kish degjuar me pare per te. Ishte ne mes te partiturave te tij si doreshkrim, si nje leter intime. As vete Feimi, me tregon Etrita, nuk ka lene ndonje shenim per te dhe, mos luajtja e tij, mbetet nje enigme. Eshte nje veper e bukur, me nje thjeshtesi prekese, plot poezi, humor dhe brenge. Ka momente qe me kujton kuartetin nr 2 te Janaçekut te quajtur..."Lettres intimes".

28 vite ?! Duket sikur ka pritur kaq gjate qe te luhet ne zemren e Madridit, ne Akademine Mbreterore te Arteve te Bukura, ne pranine e veprave te Velasquez, Murillo, Picasso, Dalí… dhe 13 pikturave te Francisco Goya-s. Sepse vetem ato mund ta kuptojne me mire se kushdo tjeter sekretin e fundit te artit...” ka shkruar Floriani në facebook. 

    Data: 21 Prill 2017 03:49
    Autori: GazetaExpress
    • “Romanet e Kadaresë lexohen nga 20 milionë lexues"

      “Romanet e Kadaresë lexohen nga 20 milionë lexues" 0

    Të tjera